Maqedoni

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, administrativja refuzon ankesat e partive

06.11.2017 10:51

Gjykata Administrative i refuzoi 15 nga 16 ankesat që partitë politike i dorëzuan në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të 29 tetorit...

Më shumë ankesa në Gjykatën Administrative, dorëzoi Aleanca për Shqiptarët, më saktë 11, katër u dorëzuan nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja popullore e Maqedonisë. Paraprakisht, KSHZ i hodhi poshtë të gjitha ankesat e dorëzuara nga partitë politike në lidhje me parregullsitë sipas tyre, në  procesin e votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
 
Ende nuk dihet vendimi për ankesën e lëvizjes Besa për vendvotimin 2901 në Cair. Edhe pse administrativja tha se vendimi për të gjitha ankesat do të bëhet  publik në faqen zyrtare, ende nuk ka asgjë të publikuar deri në këto momente.
 
Nëse ankesa pranohet, në këtë vendvotim do të ketë sërisht rivotim . Sipas ligjit, partitë kishin të drejtë të ankohen në gjykatën administravive, e cila duhet t’u kthente përgjigje në një afat prej 48 orësh nga pranimi i ankesave.