Botë

Fletëarresti nga Spanja, Belgjika lë në liri me kusht Carles Puigdemontin

06.11.2017 13:11

Gjykata belge dha masën e lirisë me kusht për presidentin e shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont...

Gjykata belge dha masën e lirisë me kusht për presidentin e shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont, dhe katër ministrat e kabinetit të tij, të strehuar në Belgjikë prej disa ditësh.

Gjykatësi u sekuestroi pasaportat. Puigdemont dhe bashkëpunëtorët e tij nuk mund të largohen nga Belgjika dhe duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë belge.

Të dielën, pesë ish-zyrtarët katalanas u vetëdorëzuan në polici, pas urdhër-arrestit ndërkombëtar që lëshoi Spanja ndaj tyre.