Maqedoni

Zaev: me avancim të ekonomisë, më pranë Europës

06.11.2017 14:31

Kryeministri, Zoran Zaev, në Forumin ekonomik në Vjenë të Austrisë “Dialogu për të ardhmen 2017”...

Kryeministri, Zoran Zaev, në Forumin ekonomik në Vjenë të Austrisë “Dialogu për të ardhmen 2017”, tha se bashkëpunimi mes biznesit dhe politikës është temë e hapur edhe në shoqërinë në Maqedoni.
 
Qeveria, sipas tij, është e fokusuar në avancimin e ekonomisë dhe kjo është e mundur përmes bashkëpunimit të politikës me biznesin, deklaroi Zaev.
 
“Vetëm përmes avancimit të aspekteve ekonomike për jetë më të mirë në Maqedoni  mund të jemi sa më afër Europës dhe pikërisht ky është synimi ynë kryesor, duke i praktikuar vlerat europiane në Maqedoni  përmes afrimit të standardit ekonomik me atë europian.  Dhe kjo është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit mes politikës dhe bizneseve apo të ekonomisë në përgjithësi, për arsye se vendet e reja të punës, standardi më i lartë jetësor, rritja e prodhimit të brendshëm mundësohen nëpërmjet investimeve direkte, si dhe rritjes së tregtisë ekonomike, para së gjithash duke participuar me komponentin e transportit të mallrave, i cili paraqet pjesë të rëndësishme të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Prandaj  jemi këtu me delegacionin tonë që t’i përafrojmë qëndrimet për Maqedoninë dhe për rajonin dhe njëkohësisht për të mësuar diçka më tepër nga të tjerët se si ta zhvillojmë më tepër ekonominë në vendin tonë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.