Maqedoni

Reformat në gjyqësor, dhjetëra-mijëra njerëz në protesta në Rumani

06.11.2017 16:34

Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rumaninë kanë protestuar kundër reformave të planifikuara gjyqësore...

Dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rumaninë kanë protestuar kundër reformave të planifikuara gjyqësore për të cilat kritikët thonë se mund të nxisin korrupsionin, duke futur sistemin gjyqësor nën kontrollin e qeverisë.
 
Rreth 20 - 30 mijë demonstrues dolën për të protestuar në rrugët e Bukureshtit. Sipas Agjencisë rumune të lajmeve “Mediafax”, protesta më të vogla janë zhvilluar në 13 komuna dhe qytete të tjera të vendit.
 
Partia qeverisëse socialdemokrate mori pushtetin në janar në koalicion me Partinë Liberale. Por, lideri i PSD-së, Liviu Dragnea, nuk mundi të kandidonte për postin e kryeministrit për shkak të një dënimi penal. Ai u akuzua për mashtrim gjatë zgjedhjeve elektorale.
 
Qeveria e re u përpoq të lehtësonte rregullat ndaj personave me rekorde kriminale në detyra shtetërore, një masë ligjore që i mundësonte Dragneas të merrte detyrën e kryeministrit. Megjithatë, kjo nxiti protesta të mëdha duke e detyruar qeverinë ta tërhiqte ligjin.