Botë
Kronologji e sulmeve masive në SHBA
06.11.2017 20:08
Masakra në kishën baptiste në qytetin Sanderlend Springs në Teksas, ku 26 persona e humbën jetën...

Masakra në kishën baptiste në qytetin Sanderlend Springs në Teksas, ku 26 persona e humbën jetën, ndërsa 20 mbetën të plagosur, menjëherë u gjet në listën e sulmeve më të përgjakshme masive në SHBA.
Si sulm më i përgjakshëm masiv konsiderohet vrasja e 58 personave nga ana e Stiven Pedok gjatë koncertit në Las Vegas më 1 tetor të vitit 2017. Pedok plagosi 500 persona, ndërsa u vetëvra gjatë hyrjes së policisë në dhomën e hotelit nga e cila ka gjuajtur ndaj vizitorëve në koncert.
Vrasja e 49 vizitorëve të gej klubit në qytetin Orlando në Florida nga ana e islamikut Omar Matin ka ndodhur më 12 qershor të vitit 2016. Matin u vra në këmbim zjarrin me policinë.
Paraprakisht, më 25 shkurt 2016, Sedric Ford vrau tre persona dhe plagosi 14 në një kompani për mirëmbajtjen e lëndinave, ku ai punonte në qytetin e Heston në Kanzas.
Pesë ditë më parë, më 20 shkurt, gjashtë persona u vranë në qytetin e Kalamazu, në shtetin federal Miçigen. Viktimat u vranë në një ndërtesë banimi, në një dyqan për automobila dhe në një restorant. Avokatët e vrasësit të dyshuar Xhejson Dalton paralajmëruan se do ta mbronin atë si një person i shqetësuar shpirtërisht dhe i pallogaritshëm.
Sulmi islamik në San Bernardinjo, Kaliforni, ndodhi më 2 dhjetor të vitit 2015. Sulmuesit Sajed Rizvan Faruk dhe bashkëshortja e tij Tafshin Malik vranë 14 persona dhe plagosën 20 të tjerë në një qendër të mirëqenies. Të dy sulmuesit u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë.
Më 1 tetor të vitit 2015, 10 studentë dhe profesorë u vranë në Kolegjin Umpka në Rouzburg në shtetin federal Oregon nga ana e një studenti, i cili më pas u vra nga policia.
Para sulmit në Teksas, për sulmin më vdekjeprurës në një kishë ishte vrasja e nëntë personave në një Kishë Metodiste në Çarleston më 17 qershor të vitit 2015 nga ana e racizistit Dilan Ruf. Ruf e sulmoi kishën e motivuar nga urrejtja ndaj besimtarëve afroamerikanë dhe u dënua me vdekje.
Më 23 maj të vitit 2014 gjashtë persona janë vrarë, ndërsa 13 u plagosën në një sulm ndaj universitetit Santa Barabara në Kaliforni, të kryer nga një student, i cili u vetëvra pas sulmit.
Sëmundja shpirtërore është arsyeja për sulmin e 16 shtatorit të vitit 2013 në Uashington, të kryer nga tekniku i kompjuterëve Aron Aleksis. Aleksis vrau 12 persona në ndërtesën e marinës ushtarake amerikane.
Më 26 korrik të vitit 2013 në Majami, Pedro Vargas vrau gjashtë persona në lagjen Hijalea në Majami. Kubanezi Vargas ka pasur probleme emocionale dhe ka tentuar edhe ta djegë ndërtesën në të cilën ka jetuar.
Vrasja tronditëse e 20 fëmijëve dhe gjashtë mësuesve në Shkollën Fillore Sendi Huk në Njutaun në shtetin federal Konektikat ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 2012. Vrasësi ka vuajtur nga depresioni.
Më 27 shtator të vitit 2012, një punëtor i pushuar në kompaninë Aksent në Mineapolis vrau gjashtë ish-kolegë, pas çka ai kreu vetëvrasje.
Edhe një tjetër sulm i motivuar nga ana fetare është vrasja e gjashtë besimtarëve në Tempullin Sik në Ouk Krik në shtetin federal Viskonsin. Vrasësi Vejd Pejxh ishte një racist që kreu vetëvrasje pas sulmit.
Më 20 korrik të vitit 2012, një person i sëmurë mendërisht vrau 12 persona dhe plagosi 70 në një kinema në Aurora në Kolorado, gjatë premierës së filmit të ri Betmen.
Ish student, Van Go,ka kryer një sulm me armë zjarri në Kolegjin krishter korean, Oikos në Oukland, Kaliforni, më 2 prill të vitit 2012. Në këtë sulm u vranë shtatë persona, ndërsa tre u plagosën./mia
