Akademia sportive shëndrrohet në shkollë të mesme
Me vendim të qeverisë Akademia sportive që nga viti 2015-2016 do të shëndërohet në subjekt psaçëm jurdik, përkatësisht në shkollë të mesme shtetërore.........

Me vendim të qeverisë Akademia sportive që nga viti 2015-2016 do të shëndërohet në subjekt psaçëm jurdik, përkatësisht në shkollë të mesme shtetërore.
Ministria e arsimit informoi se në kjo shkollë do të jetë si vazhdimsi e paraleleve të deritanishme eksperimentale, ndërsa do të funksionojë në bazë të ligjit për arsim të mesëm i cili parasheh edhe arsimimin në gjuhën shqipe.
“Qeveria e Republikës së Maqedonis në mbledhjen e saj të fundit e miratoi ligjin për Akademin e sporteve më të cilin i jepet kornizë ligjore Akademis sportive të deritanshme, gjëgjsisht e njejta që nga viti shkollr 2015/2016 transformohet në subjekt të posaçëm juridik-shkollë e re e mesme shtetërore si vazdhimësi e paraleleve të deritanshme eksperimentale. Për momentin e njejta do të jetë subjekt juridik në Shkup me paralele të disperzuara nëpër qytetet tjera të Maqedonisë, pastaj në bazë të nevojës dhe kërkesave të nxënësve dhe të prindërve mund të themelohen edhe shkolla të reja, ose akademi të reja në qytetet tjera” – tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
Për regjistrim në këtë akademi nxënësit do të duhet tu nënshtrohen provimeve, sipas kritereve për secilin sport veçmas Kontrollin për afëtsitë sportive të kandidatëve do ta bëjnë antarët të federatave sportive dhe përfaqësues të ministrisë së arsimit, dhe pas mbarimit të akademisë, të gjith nxënësit që dëshirojnë ti vazhdojnë studimet do të duhet ti nënshtrohen maturës shtetërore, ndërsa të tjerët do ti nënshtrohen maturës shkollore.
Për çdo nxënës të selektuar, federate sportive do të siguroj pajisje sportive dhe transport deri në vendin e mbajtjes së stërvitjeve, ndërsa ata nxënës që vijnë nga vendbanimet jashtë komunës ku mbahet mësimi, do të sigurohet vendosje në konvikt informoni
Ministri i Arsimit i pyetur për aplikimin e gjuhës shqipe që nga ardhja e tij në krye të kësaj ministrie, qoft në veb faqen apo në press qendrën e ministrisë, ai tha se kjo bëhet në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe përdorimi i gjuhës shqipe ka për qëllim informimin e të gjith qytetarëve të vendit në gjuhën që ata e kuptojnë. (Rexhep Qamili, TVM2)
