Botë

Kabul, sulmohet ndërtesa e një televizioni

07.11.2017 10:39

Persona të armatosur sulmuan sot ndërtesën e një stacioni televiziv në Kabul, duke vrarë së paku dy persona...

Tre sulmues hynë në ndërtesën e Televizionit Shamshad, pasi kanë shpërthyer eksplozivë, tha policia.

Një roje dhe një nga sulmuesit raportohen të vrarë, ndërsa operacioni i sigurisë është në vazhdim e sipër. Grupi militant “Shteti Islamik”, përmes ueb-faqes Amaq, tha se është përgjegjës për sulmin.

Televizioni citoi një komandant të Forcave Speciale afgane të ketë thënë se të gjithë pjesëtarët e stafit brenda ndërtesës janë shpëtuar.