Maqedoni

Vdes një punëtor pas rrëzimit nga skelja

07.11.2017 13:50

Gjashtëdhjetë e njëvjeçari S.A. ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rrëzimit nga skelja gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në Gjevgjeli...

Siç informon MPB, vdekje pa shenja të dhunës është konstatuar nga ana e një mjeku të Ndihmës urgjente mjekësore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i Zyrës së jashtme për çështje kriminalistike Gjevgjeli.

Me urdhër të Prokurorit publik trupi pa jetë është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore Shkup që të kryhet autopsia./mia