Maqedoni

Zaev – Kurc, Austria jep mbështetje të vazhdueshme për eurointegrimin e Maqedonisë

07.11.2017 12:15

Kryeministri, Zoran Zaev, në Vjenë realizoi takim joformal me ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Austrisë...

Kryeministri, Zoran Zaev, në Vjenë realizoi takim joformal me ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Austrisë dhe mandatarin për krijimin e qeverisë së re, Sebastian Kurc, në të cilin janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi aktiv politik, ekonomik dhe sektorial i të dyja vendeve.
 
Kryeministri Zaev, siç informojnë nga kabineti i tyre, ia ka uruar fitoren në zgjedhjet e para pak kohësh parlamentare ministrit Kurc dhe i ka dëshiruar sukses në punën si kancelar i ardhshëm i Austrisë. Kurc i është falënderuar dhe i është përgjigjur me urim për suksesin e madh të cilin e ka realizuar koalicioni qeveritar në Maqedoni për zgjedhjet e zbatuara lokale demokratike.
 
Në takim, kryeministri Zaev e ka informuar ministrin austriak për progresin në realizimin e planit reformues 3-6-9. Të dy janë dakorduar dhe reformat shkojnë në drejtim të vërtetë dhe se ashtu duhet të vazhdojnë. Lidhur me sfidën e përbashkët nga kriza migruese, kryeministri ka konfirmuar se “Maqedonia mbetet e përkushtuar dhe partner i besueshëm i BE-së në zbatimin e sfidave që i hapi kriza emigruese. Pikërisht për këtë seria e masave në pjesën e emigracionit janë në krye të prioriteteve të planit reformues”.