Maqedoni

Osmani në Kroaci: Vetëm perspektivat euroatlantike iu japin fund sfidave rajonale

07.11.2017 15:12

“Vetëm perspektivat kredibile europiane dhe euroatlantike të Ballkanit mund t’u japin fund sfidave rajonale”...

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, në takimet e tij me përfaqësues të lartë të Kroacisë, ku po qëndron prej dje në vizitë zyrtare.
 
Zëvendëskryeministri Osmani potencoi frymën e re politike në Republikën e Maqedonisë, e cila përmban optimizëm europian dhe e cila është zgjeruar në tërë rajonin, por edhe tek vendet anëtare të Unionit.
 
“Me të shumtën e bashkëbiseduesve u këmbyen mendime rreth sfidave me të cilat ballafaqohet rajoni, mënyra se si të sigurohet kredibilitet i perspektivave europiane për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Në takime u diskutua edhe për ballafaqimin me sfidat europiane, siç janë lajmet e rrejshme, rritja e populizmit radikal, nacionalizimit, ndikimit gjeopolitik nga Lindja, sfidat e krizës së migrantëve etj”,- njoftohet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Europiane.