Konferencë Ndërkombëtare “Pengimi i larjes së parave dhe financimi i terrorizmit”
Larja e parave, financimi i terrorizmit dhe zbulimi i transaksioneve të fshehta.....

Larja e parave, financimi i terrorizmit dhe zbulimi i transaksioneve të fshehta, ishin temat në të cilat u fokusua Konferenca e parë ndërkombëtare e organizuar nga Akademia për bankieri dhe teknologji informatike, ku morën pjesë edhe ekspertë nga Izraeli. Krimi financiar, siç është larja e parave, është një dukuri negative që e tangon edhe Maqedoninë, u tha në konferencë.
“Me larjen e parave në të kaluarën ka pasur shumë raste, ku në disa raste kanë dashur që t’i legalizojnë paratë e pista. Ne jemi si institucion këtu që atë ta parandalojmë dhe besoj që shumë shpejtë do t’i pastrojmë ato raste”,- deklaroi drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muharem.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, potencoi se problemi i larjes së parave është një ndër segmentet themelore në financimin e operacioneve terroriste.
“Institucionet e obliguara për zbatimin e ligjit duhet dhe patjetër, me intensitet përkatës, ta avancojnë dhe përshtatin gatishmërinë e tyre për kundërshtim efikas ndaj sfidave që i sjell fenomeni i larjes së parave, veçanërisht në pjesën e ekipimit kadrovik cilësor dhe vendosjes normative dhe shtrirjes. Logjistika në ato detyra duhet të vijë pikërisht nga ekipi i ekspertëve dhe profesionistëve”,- tha Spasovski.
Prokurorja speciale, Lençe Ristovska, theksoi nevojën e angazhimit më të madh në luftën kundër parave jolegale dhe krimit financiar. Sipas saj, larja e parave përfshin më shumë fusha si sektori bankar, prokuroria dhe policia financiare.
“Vlerësoj se është i duhur inkluziviteti i të gjithë faktorëve në shoqëri në këtë segment dhe vlerësoj se është e nevojshme një qasje ndërdisiplinore, ashtu që secili me përvojat më të mira në fushën e vet të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve më adekuate”,- u shpreh prokurorja speciale, Lençe Ristovska.
Policia financiare bëri të ditur se veç më po heton disa raste, por nuk u dhanë më shumë detaje, pasi ato janë në fazën parahetimore. (Ersan Pajaziti, TVM2)
