Maqedoni
Carovska: buxheti siguron zhvillim dhe mbrojtje sociale
07.11.2017 17:04
Buxheti për vitin e ardhshëm mundëson zhvillim më të madh të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, vlerëson ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska...

Ajo sqaroi se janë planifikuar punësime shtesë në kopshte, por edhe në serviset për mbrojtje sociale, të cilat janë në nivel më të ulët që u japin shërbime shfrytëzuesve, si dhe mjete për masa aktive për punësim me qëllim të uljes së papunësisë.
"Pa investim në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve nuk mund të flasim se shoqëria jonë do të zhvillohet. Në vitet e kaluara ky sektor është lënë pas dore. Në kopshte kemi 2.600 të punësuar më pak nga sa është e nevojshme. Kush kujdeset për fëmijët tanë? Me të vërtetë është shumë të ketë nga 40 fëmijë në një grup. Sepse, këtu do të realizohen një pjesë e madhe e punësimeve. Planifikohet edhe rritje e pagave - sërish në kopshte, por edhe punësime në serviset për mbrojtje sociale, sepse Ministria është e stërngarkuar me kuadër, por poshtë në serviset - qendrat ditore për persona me aftësi të kufizuara, qendrat për punë sociale të cilat duhet t'u shërbejnë qytetarëve, atje nuk kemi të punësuar",- deklaroi Milla Carovska nga MPPS.
Po ashtu, ministrja Carovska, duke folur në përfundim të projektit “Nxitje e sipërmarrësisë sociale”, tha se është e ardhmja e ekonomisë në Maqedoni.
Si Qeveri qasemi seriozisht drejt kësaj çështje dhe duam që të japim kontribut edhe drejt punësimit të grupeve të caktuara të ndjeshme të qytetarëve, por edhe të jepet kontribut edhe në ekonominë reale.
Ajo po ashtu theksoi se me UNDP-në kanë bërë pilot programin për mbështetje të ndërmarrjeve sociale dhe se thirrja është në vijim e sipër.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
