Maqedoni
Ligji për Pëshpëritje, Devajn: i suksesshëm vetëm në letër; Selmani: me shumë defekte dhe nuk implementohet
07.11.2017 17:30
Ligji për Pëshpëritje në Maqedoni është i shkëlqyeshëm, por ajo që e bën të zbatueshëm...

Ligji për Pëshpëritje në Maqedoni është i shkëlqyeshëm, por ajo që e bën të zbatueshëm janë: krijimi i strukturës dhe sistemit adekuat nga organet kompetente, trajnimi i të punësuarve dhe udhëheqësve që duhet ta respektojnë ligjin në këtë sferë, si dhe sigurimi i kampanjës publike më qëllim që opinioni të informohet për atë se për çka i mbron ligji.
Kështu deklaroi juristi për pëshpëritje nga ShBA-të në debatin e sotëm: “Roli i mediave në zhvillimin e imazhit publik të pëshpëritjes”.
“Ligji i Maqedonisë është ligj i suksesshëm në letër, por mbetet edhe shumë të punohet, të krijohet strukturë adekuate që të mund që nëpërmjet aplikimit të ligjit të arrihen suksese dhe rezultate në Maqedoni”,- u shpreh juristi në ShBA për pëshpëritje, Tom Devajn.
Ligji për pëshpëritje është i miratuar, por nuk zbatohet thuaja aspak, tha kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.
“Maqedonia në vitin 2016 ka miratuar Ligjin për pëshpëritje, por për fat të keq nuk është në harmoni me standardet ndërkombëtare, dhe si i tillë, me defekte të ndryshme, nuk implementohet pothuaj, sepse sistemi frikësohet nga transparenca dhe raporti”,- u shpreh kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.
Patjetër të kthehet roli i informimit në media, theksoi kryetari i ShGM-së, Naser Selmani. Ai kërkoi nga qeveria aktuale mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve gjatë punës së tyre.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
