Kuvendi miratoi disa raporte vjetore të agjencive

07.11.2017 17:46

Kuvendi republikan miratoi të gjitha pikat e mbetura peng...

Kuvendi republikan miratoi të gjitha pikat e mbetura peng për shkak të mungesës së kuorumit, ditën e hënë.

Përkatësisht, në kuadër të seancës së gjashtë, deputetët votuan për tetë pika të rendit të ditës, për të cilat diskutimi u mbyll të hënën por nuk kishte kuorum për votim. Bëhet fjalë për raporte vjetore dhe planin financiar për të disa agjenci dhe komisione shtetërore.

Aprovim nuk mori vetëm Raporti i Agjencisë për aviacion civil, për të cilin vetëm 27 deputetët votuan "për", ndërsa 50 të tjerë ishin "kundër".

Njëzëri dhe pa debat, sipas rendit të ditës, në vazhdimin e seancës së 8-të, Kuvendi miratoi Raportin vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, për vitin 2016, raportet vjetore për punën e Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2016 dhe të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjet e tregut të sigurimit në vitin 2016.

Deputetët e mbështetën edhe Raportin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2016. (Shpëtim Nuredini, TVM2)