Maqedoni
Qeveria e propozon Lubomir Joveskin për kryeprokuror
07.11.2017 18:11
Qeveria në seancën e sotme solli konkluzion që t’i propozojë Kuvendit për prokuror publik ta emërojë Lubomir Joveskin...

Qeveria në seancën e sotme solli konkluzion që t’i propozojë Kuvendit për prokuror publik ta emërojë Lubomir Joveskin, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
Siç bën të ditur shërbimi për informim i qeverisë, qeveria këtë vendim, përveç në bazë të biografisë profesionale të Lubomir Jovevskit, e solli edhe në bazë të mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Prokurori publik zgjidhet për gjashtë vjet, ndërsa zgjedhjen e bëjnë deputetët me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
