Nesër vendimi përfundimtarë për rastin “Monstra”
Avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha se gjykata nuk guxon të përdorë dëshmi që nuk kanë të bëjnë me aktakuzën..........

Nesër gjykata penale në Shkup pritet të shpallë vendimin përfundimtarë për të akuzuarit në rastin “Monstra” pas anulimit të seancës më 18 qershorë, nën arsyetimin se gjykatësi për shkaqe shëndetësore nuk ishte në gjendje të shpallë vendimin.
Avokati i të akuzuarve Naser Raufi tha se gjykata nuk guxon të përdorë dëshmi që nuk kanë të bëjnë me aktakuzën.
Ai madje pajtohet me deklaratën e mëparshme të ish Minstrit të drejtësisë Blerim Bexheti i cili tha se gjykata në këtë rast nuk ka arritur që gjatë shqyrtimit të provave dhe gjendjës faktike për rastin të evitojë cdo dallim i cili mund të preke marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
"Unë mendoj se nuk do të ketë anulim dhe se dhe të hënën ora 11 do të shpallet aktvendimi për këtë rast. Po të punohet sipas Kodit penal dhe Ligjit për procedurë penale ,pot ë përdoret neni 368 pika 3 nga ligji për procedurë penale dhe këto të akuzuar të lirohen prej kësaj aktakuze,tjetër opsion nuk ka sepse edhe deri më tani ëhtë argumentuar se këto nuk janë fajtorët dhe nuk kanë lidhje me këtë rast por kjo punë më është më shum se e qartë” – tha avokati Mbrojtës, Naser Raufi.
Raufi thotë se në vendimin final për këtë rast mund të ndikojë deklarata e Minitres së Brendshme Gordana Jankullovska të dhënë më 1 maj 2012 menjëherë pas arrestimit ku dhe prejudikoi rastin dhe shkeli parimin e prezumimit të pafajsisë.
Njëherit Raufi njoftoi se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria me të cilën kërkohet dëmshpërblim për shkeljen e prezumimit të pafajsisë nga ana e Ministres Jankullovska.
“Deri më tani nuk kemi ,më 7 korrik do të bëhen 30 ditë dhe do të reagojmë te gjykata evropiane në Strazburg.Ndërkohë kemi dorëzuar edhe te Ministria e drejtësisë për të tjerët që ishin në hetim dhe paraburgim 48 orë” – deklaroi avokati Mbrojtës, Naser Raufi.
Në tetor mbushen dy vite nga ngritja e aktakuzës për rastin Monstra ndërsa procesi gjyqësor ka filluar më 20 dhjetor 2012. (Florije KAMBERI, TVM2)
