Komiteti i Helsinkit: urgjentisht të votohen rekomandimet e Pribesë
Komiteti i Helsinkit ka reaguar për mosvotimin e djeshëm të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe...

Komiteti i Helsinkit ka reaguar për mosvotimin e djeshëm të rekomandimeve të grupit të ekspertëve të Rajnhard Pribe të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit në Kuvend, për shkak të kuorumit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm.
“Kuvendi refuzoi ta obligojë Qeverinë që ta përmirësojë gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut me masa konkrete të përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit. U bëjmë apel qytetarëve, veçanërisht shumicës qeveritare, që në një afat sa më të mundshëm të shkurtër t’i votojnë masat e përmbajtura në Raportin e Avokatit të Popullit ku janë nënvizuar rekomandimet e Pribesë”,- theksojnë nga Komiteti i Helsinkit, për të shtuar se “implementimi i rekomandimeve nga raporti i grupit të ekspertëve i kryesuar nga Pribe duhet të jetë prioritet kryesor i Kuvendit dhe Qeverisë që shteti ta përshpejtojë procesin eurointegrues, si dhe të sigurojë mbrojtje efikase të të drejtave dhe lirive të njeriut”,- thuhet mes tjerash në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.
