Maqedoni
Rasti “Kumanova”, tre të shpallurit të pafajshëm lirohen nga burgu
07.11.2017 19:24
Një javë pasi Gjykata Penale në Shkup e shpalli vendimin për të akuzuarit në rastin “Kumanova”...

Një javë pasi Gjykata Penale në Shkup e shpalli vendimin për të akuzuarit në rastin “Kumanova”, sot tre të arrestuarit që u shpallën të pafajshëm janë liruar nga burgu i Shutkës.
Tre nga katër të arrestuarit janë liruar pas qëndrimit në burg prej dy vjet e gjysmë, ndërsa njeri nga ta është liruar në arrest shtëpiak.
Që nga mëngjesi, familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit kishin shkuar para burgut të Shutkës për të pritur daljen e familjarëve të tyre nga burgu.
Lidhur me rastin “Lagja e Trimave”, nën akuzën për terrorizëm, Gjykata u shqiptoi dënimin me 746 vjet burg të akuzuarve, 8 prej të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.
