Botë

Skoci, pako e dyshimtë në parlament

07.11.2017 19:55

Policia thotë se e ka evakuuar ndërtesën e Parlamentit të Skocisë në Edinburg...

Policia thotë se e ka evakuuar ndërtesën e Parlamentit të Skocisë në Edinburg, pasi është gjetur një pako e dyshimtë.

Në kumtesën e policisë theksohet se pak para mesditës së sotme, “ndërtesa është evakuuar si masë sigurie dhe hetimet po vazhdojnë”.

Duke cituar burime të paemëruara, agjencia Reuters ka raportuar se një pluhur i bardhë ishte dërguar te një ligjvënës i Partisë Konservatore.

Parlamenti i Skocisë ka konfirmuar se incidenti po vazhdon dhe se policia është në vendin e ngjarjes.