Botë

Siri, plagosen 5 ushtarë dhe 4 reporterë rusë

07.11.2017 21:12

Pesë ushtarë dhe katër reporterë televizivë rusë janë plagosur nga eksplodimi i një mine në pjesën lindore të Sirisë...

Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, thotë se “terroristët” dje e kanë aktivizuar një minë tokësore në qytetin Deir al-Zor, duke i plagosur dy gazetarë që punonin për rrjetin NTV dhe dy të tjerë të rrjetin Zvezda.

Pesë ushtarë, që e pastronin terrenin e minave, po ashtu, janë plagosur.

Ministria thotë se të gjithë të plagosurit janë dërguar për mjekim në një bazë ajrore ruse në provincën Latakia në Siri dhe, sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetë”.