Botë
Bon, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën
08.11.2017 09:26
Siria planifikon t’i bashkohet marrëveshjes për klimën të vitit 2015...

Siria planifikon t’i bashkohet marrëveshjes për klimën të vitit 2015, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të mbesin vendi i vetëm që e kundërshton këtë marrëveshje, kanë thënë mbrëmë delegatët në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, që po mbahet në Bon të Gjermanisë.
Siria dhe Nikaragua ishin të vetmet vende që kishin mbetur jashtë Marrëveshjes së Parisit në vitin 2015, por Nikaragua aktualisht ka paralajmëruar se do t’u bashkohet të 195 vendeve të tjera, që janë pjesë e marrëveshjes. Departamenti amerikan i shtetit e ka përqeshur shqetësimin e befasishëm të Sirisë për ambient në periudhën e luftës së saj civile shkatërruese gjashtëvjeçare.
“Nëse qeveria e Sirisë kujdeset shumë për atë se çka po dërgohet në ajër, atëherë ajo nuk është dashur ta godasë me gaz popullin e vet”,- ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Maher.
