Gjykata e Apelit: “Bombat”, dëshmi për mercedesin
“Bombat” për veturën luksoze mercedes, me vlerë mbi gjysmë milion euro, do të mund të shfrytëzohen si dëshmi...

Kështu vendosi Gjykata e Apelit, e cila lejoi materialet e përgjuara për rastin “Tanku” të jenë pjesë e materialit që mund të përdoret si dëshmi. Por, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është njëra nga të akuzuarit, tha se përgjimet nuk duhet të merren si dëshmi.
Jankullovska theksoi se domosdoshmërish duhet të mbrohen të drejtat e njeriut, por dhe privatësia, e cila është e mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare. Gjykata e Apelit tanimë ka vendosur një praktikë që përgjimet si dëshmi të hedhura poshtë nga Gjykata Penale, t’i kthejë në kornizë ligjore.
Përveç për mercedesin luksoz, Gjykata e Apelit vendosi që “bombat” të shërbejnë si dëshmi edhe për rastet: “Shuplakat e porositura në Komunën Qendër”, rastin “300”, rastin “TNT” - që ka të bëjë me rrënimin e ndërtesës së biznesmenit Fija Canovski, “Toplik”, “Bregu i Diellit” dhe “Tenderët” - për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.
