Sociologët: Ligji për mbrojtje nga dhuna, hap pozitiv
Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale theksojnë se për herë të parë instalohet një sistem professional i të gjith institucioneve që prekin këtë çështje.......

Propozim ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje hartuar nga Ministria e Punës dhe politikës sociale vlerësohet si inkurajues për të gjitha viktimat që ti denoncojnë dhunuesit para organeve përgjegjëse të shtetit.
Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale theksojnë se për herë të parë instalohet një sistem professional i të gjith institucioneve që prekin këtë çështje.
Përmes këtij propozim ligji mundësohet një veprim i sinkronizuar i të gjitha institucineve, duke i ndarë qartë obligimet dhe detyrimet institucionale.
Sociologu Ali Pajaziti thotë se kriza ekonomiko socialë është ndër faktorët e parë që sjell deri te dhuna në familje.
“Si shkaqe më të rëndësishme të dhunës Brenda familjare mund të përemendim krizen ekonomike socilale të një entiteti familjar pra nevojat e shumta dhe mundësitë e pakta për vetrealizim të një familjeje mund të jenë shkaku kyç në raportet e prishura brenda familjare” – tha sociologu, Ali Pajaziti.
Pjataziti thekson se dekujarimi i viktimave sidomos femra, për ti paraqitur dhunuesit para organeve kompetente vjen pasojë e stereotipeve shoqërore ku denocimi paraqitet si turp për rrethin ku ato bjetojnë.
"Në kontekstin tonë mendohet se një person në qoftë se lidhet me një tjetër ai duhet ti përballoj të gjitha intrigat të gjitha tentativat për sulme e kështu me rradhë dhe kjo bie ndesh me humbjen e imazhit , prestigjit të familjes në qoftë se ajo shpalos dicka që është pjesë e intimes ose diskrecionit brenda familjar” – u shpreh sociologu, Ali Pajaziti.
Nga Ministria e Punëve të brendshme alarmojnë se dhuna në familje është në rritje. Nga viti 2011 deri në tremujorin e parë të këtij viti, dikasteri i policisë ka regjistruar gjithsej 2.073 vepra penale të dhunës familjare ku viktimat në rreth 90% të rasteve kanë qenë gra dhe fëmijë. (Zejxhane OSMANI, TVM2)
