OJQ "HORIZONT"

Horizont: Tu ndalohen kurset arsimtarëve të punësuar

29.06.2014 15:54

Sipas kësaj organizate aktualisht është e pa qartë se cilët arsimtarë mbajn kurse dhe sa një arsimtarë i caktuar është i përkushtuar në punën e tij gjat orës së mësimit, apo mund të keqpërdor pozitën dhe ti detyrojë nxënësit të ndjekin kursin tek ai.......

Organizata joqeveritare “Horizont” ka ngritur iniciativë për rregullimin e funksionimit të shkollave private të cilat organizojnë kurse, qoftë për mësimin e gjuhëve apo të lëmive tjera.

Sipas kësaj organizate aktualisht është e pa qartë se cilët arsimtarë mbajn kurse dhe sa një arsimtarë i caktuar është i përkushtuar në punën e tij gjat orës së mësimit, apo mund të keqpërdor pozitën dhe ti detyrojë nxënësit të ndjekin kursin tek ai.

Prandaj nga kjo organizatë propozojnë që arsimtarët që punojnë në institucionet shtetërore arsimore të mos mund të angazhohen në shkolla private apo kurse.

“Dëshirrojmë të arrijmë që të zvoglohet numri i arsimtarëve që presin në agjencionin për punësim, me çka do të pamundësohej që arsimtarët apo profesorët që punojnë në institucionet shtetërore të punojnë edhe në shkollat private. Do të sigurohet arsim cilësorë dhe do të pengohet keqpërdorimi nga një numër i caktuar i arsimtarëve që disa nxënës të detyrohen ti ndjekin kurset dhe byroja e arsimit të përfshihet në kontrollimin e këtyre shkollave” – deklaroi Kryetari i OJQ “Horizont”, Ivica Mlladenov.

Lidhur me këtë iniciativë Ministri i Arsimit Abdulaqim Ademi deklaroi se kjo çështje kërkon mendim profesional, por ai nuk është i mendimit se duhet kufizuar puna e arsimtarëve jasht orarit të punës.

“Të gjithë ata që kanë mardhënie pune në ndonjë shkollë përkatësisht në sistemin arsimorë fillimisht duhet ti kryejnë obligimet ndaj institucioneve shtetërore, ndësa në kohën e tyre të lirë nuk duhet tu përzihemi se ku shkojnë.Me rëndësi është që të respektohet ajo që është definuar me ligj” – u shpreh numri një i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.

Miratimi i një ligji të tillë do të tangonte rreth 500 shkolla për organizimin e kurseve të cilat janë të regjistruara në Maqedoni. (Vlora Latifi – TOPOJANI, TVM2)