Maqedoni

KGJM votoi Ivan Xholevin kryetar të Gjykatës Penale

08.11.2017 15:04

Me 11 vota “pro” dhe dy “kundër”, Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë zgjodhi për kryetar të Gjykatës Penale gjykatësin, Ivan Xholev...

Kryetari i ri, Xholev, pati edhe përkrahjen e gjashtë anëtarëve që votojnë sipas parimit të Badenterit.
 
“Ranglista e fundit, mënyra e votimit është në pajtueshmëri me rregulloren ligjore pozitive të fundit. Konstatoj se gjykatësi, Ivan Gjolev, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1”,- deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
 
“Patjetër të jetë udhëheqës në kuptim të drejtë të fjalës, me shembullin e tij, duhet të jetë shembull për të gjithë gjykatësit. Gjithashtu duhet të jetë decid dhe i parezervuar kur bëhet fjalë për punën gjyqësore, të mbrojë pavarësinë e gjykatësve dhe gjyqësorit në përgjithësi”,- tha anëtari i Këshillit Gjyqësor, Vllatko Samarxhiski.
 
Xholev për disa media ka potencuar se e di gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Gjykata Penale, por shpreson se mund ta përmirësojë dhe kjo, sipas tij, është shkaku që u paraqit për këtë post. Premton se do të punojë që të kthejë besimin në sistemin gjyqësor. Xholev në garën për karrigen e parë të Penales, kishte si kundërkandidat gjykatësit, Vlladimir Pançevski, Ivica Stefanovski, Verka Petkovska, Osman Shabani, Gjoko Ristov dhe Vesna Dimishkova. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU