Maqedoni
Agjencia për Punësim: Mbi 7 mijë vende të lira pune
08.11.2017 15:51
Teksa alarmohet për shifrat e larta të papunësisë në vend, në Agjencinë për Punësim për momentin ka mbi 7 mijë vende të lira pune të profileve të ndryshme...

Prej këtyre vendeve, rreth 600 janë vetëm për qytetin e Shkupit. Shpalljet e punësimit gjenden në ueb faqen zyrtare të Agjencisë për Punësim, në të cilën për çdo ditë mund të gjeni të dhëna se cila ndërmarrje ka hapur konkurse punësimi dhe për cilat profile bëhet fjalë.
Mes profileve për të cilat tashmë ndërmarrje të ndryshme kanë hapur konkurse, janë arsimtarë, nëpunës financiarë, komercialistë, kontabilistë, shoferë, kamerierë, rrobaqepës, punëtorë për prodhimtari e sigurim.
