Eurointegrimet, Dimitrov: Procesi ngec gjatë kohë, është koha për zgjidhje

08.11.2017 16:53

Në fund të nëntorit do të ketë një takim të ri në nivel negociatorësh....

Në fund të nëntorit do të ketë një takim të ri në nivel negociatorësh lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, thotë se tashmë po punohet vetëm për caktimin e datës së takimit, por tha se nuk pritet në këtë fazë një vizitë e ndërmjetësuesit, Methju Nimic. Dimitrov thotë se veç fjalëve të mira, duhet të ketë edhe qëndrime konstruktive dhe përkujton se kur një vend mbetet gjatë kohë në dhomën e pritjes, ndodhë dhe të humbasë kompasin.

“Është fakt se ky ishte proces që ishte në ngecje një kohë më të gjatë, mes të tjerash edhe për shkak se u imponuan çështje të tjera të cilat vetvetiu paraqisnin pengesë në integrimet tona, si  dallimi për emrin, problemet me gjyqësi të varur, me media jo të lira. Ka një përpjekje serioze, që me ndryshimin politik që e përjetoi Maqedonia të punohet në mënjanimin e këtyre pengesave dhe ka mësim të caktuar  se  çfarë ndodh kur mbyllni në dhomën e pritjes për një kohë të gjatë  një vend-kandidat, është e mundur të humbasë edhe  kompasin. Kjo neve po na ndodh. Por, ka një vullnet politik, një optimizëm që të nxirret mësim dhe të hapen dyert. Edhe prej atje ka mesazhe të këtilla inkurajuese”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Dimitrovi, gjithsesi, thotë se është herët të flitet diçka konkrete në drejtim të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare për çështjen e emrit. Sipas tij, me rëndësi është se politika e jashtme aktuale që udhëheq vendi, synon të japë kundërargumente të fuqishme për ata që dëshirojnë që Maqedonia të mbetet e bllokuar.

“Dallimi i politikës së tanishme të jashtme lidhur me parapraken,  është që ajo paraprakja për fat të keq nuk jepte argumente të forcave politike të cilat nuk janë posaçërisht të interesuara që të hapen dyert për Maqedoninë. Ne jemi të interesuar të mos ketë argumente të këtilla, jo vetëm të mos japim por edhe të japim argument”,- u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në pres-konferencë Dimtrovi paralajmëroi, ndërkohë, mbajtjen e  Samitit digjital të Ballkanit Perëndimor, nikoqir i së cilës vitin e ardhshëm do të jetë Republika e Maqedonisë. (Besim Abdullai, TVM2)