Ekspertët: Qeveria më shumë të mbështes biznesin
Qeveria te koncentrohet ne perkrahjen e bizneseve respektivisht ne perkrahjen e ideve te cilat do te ishin nje stimul per zhvillim ekonomik dhe me pas qytetaret do te vendosin per fatin e tyre se a do te blejne banese apo shtepi...........

Projekti qeveritar “Blij Shtëpi, Blij Banesë”, shikuar nga aspekti social vlerësohet pozitivisht nga ekspertet ekonomik, megjithate ata propozojne qe ne te ardhmen Qeveria te koncentrohet ne perkrahjen e bizneseve respektivisht ne perkrahjen e ideve te cilat do te ishin nje stimul per zhvillim ekonomik dhe me pas qytetaret do te vendosin per fatin e tyre se a do te blejne banese apo shtepi.
“Problemi qendron ne nivelin e zhvillimit ekonomik te shtetit ku ne kemi probleme reale, d.m.th qytetaret kane probleme reale per tu ballafaquar dhe ata nuk jane ne gjendje se kapaciteti ekomomik i tyre nuk eshte i mjaftueshem qe ata te paguajne dhe ta kthejne kredine e mare pa kamate e jo edhe me kamate” – u shpreh pwr TVM2, profesori Universitar, Bilal Kasami.
Porofesori Bilall Kasami vlereson se Qeveria duhet me shum te punoje ne zhvillimin ekonomik.
“Mendoj se qeveria duhet te rishqyrtoje programin e saj social ne drejtim te asaj qe me se shumti te perkrah bizneset dhe te perkrah zhvillimin ekonomik , dhe kjo pastaj te jete nje stimul qe qytetaret te mund te blejne edhe banesa edhe shtepi” – deklaroi profesori Universitar, Bilal Kasami.
Me ndryshimet e ligjit per subvencionim te kredive per blerjen e banesave respektivisht per projektin qeveritar “blij shtepi blij banese”,Qeveria ka zvogeluar shkallen e interesit nga 4.99 ne 3.95 % per tre vitet e para dhe nga 5.5 % ne 4.44% per vitin e katert dhe te peste. (Besim ABDULLAHU, TVM2)