Maqedoni

Rruga Shkup - Bllacë, 3 milion euro të parapara në buxhet; Infrastrukturë, 86 milion euro për 26 akse rrugore

08.11.2017 18:23

Për ndërtimin e rrugës Shkup - Bllacë, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 3 milion euro...

Nga qeveria dhe ndërmarrja për rrugë shtetërore thonë se kjo rrugë, si projekt që pret realizimin shumë vite, do të ketë edhe pjesë të autostradës dhe rekonstruim. 
 
“Në projektin për zgjidhjen e autostradës deri më tani me para nga fondi investues për Ballkanin Perëndimor është përgatitur raport reminent dhe financiar, si dhe raport për komunikacion. Në shtator të këtij viti janë kërkuar para shtesë që të përfundojnë hulumtimet e nevojshme gjeodezike dhe mekanike, si dhe për projektin bazë, studim me vlerësim të ndikimit të mjedisit jetësor dhe për dokumentacion të tenderit”,- deklaroi drejtori i NP-së për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.
 
Në buxhet janë parashikuar të holla edhe për rikonstruimin e rrugës Podmolje –Strugë - Qafë Thanë në gjatësi prej 19 kilometrave, me 3 milionë euro, si dhe 2.5 milionë euro për aksin prej 16 kilometrave, Karpallak - Zhelinë.
 
Ndërkohë, 86  milionë euro do të investohen në ripërtëritje të 26 akseve rrugore, një pjesë në autostrada, ndërsa pjesa më e madhe në akse rajonale, në gjatësi të përgjithshme prej 420 kilometrave.
 
“Pjesën më të madhe të këtyre rrugëve i kemi premtuar në programin tonë, ndërsa një pjesë janë të reja, për të cilat kemi siguruar mjete nga institucione ndërkombëtare financiare”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
Sugareski, ndërkohë, pret që Qeveria dhe ndërmarrja kineze "Sinohidro" deri në fund të janarit t'i përfundojnë negociatat për konfirmimin e afatit të ri dhe financave shtesë për ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër.
 
Për një muaj fillon ndërtimi i rrugës ekspres Shtip – Radovish, në gjatësi prej 23,5 kilometrave, investim në vlerë prej 28 milionë euro, të siguruara me hua nga Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim.
 
Gjithashtu janë nënshkruar dhe janë në përfundim marrëveshjet për  ndërtimin e aksit të dytë të  rrugës  Gradsko - Prilep, linja Rankovcë - Kriva Pallankë dhe  Shtip - Koçan. 
 
GAZMEND KURTISHI