VMRO – DPMNE: Qeveria e LSD-së realizon projektet e VMRO-së

08.11.2017 18:58

Ndaj këtyre projeksioneve në Ministrinë e Transportit ka reaguar VMRO-DPMNE....

Ndaj këtyre projeksioneve në Ministrinë e Transportit ka reaguar VMRO-DPMNE. "Është mirë që Qeveria e LDS-së po realizon projektin e VMRO-DPMNE për ndërtimin e autostradës Shtip - Radovish. Qeveria e VMRO-DPMNE-së me angazhimin e fortë të ish-ministrave të Transportit dhe Lidhjeve kishte përgatitur projekt, kishte siguruar fonde për ndërtimin dhe pastaj u qas ndaj shpalljes së tenderëve dhe vlerësimit të ofertave. Qeveria e VMRO-DPMNE-së ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e autostradës nga Shtipi në Koçan dhe gjithashtu ishte duke e finalizuar edhe autostradën  Veles - Shtip.

Në fazën përfundimtare përgatitore ia lëmë qeverisë së LDS-së t’i ndërtojë rrugët  nga Rankovci deri në Kriva Pallankë dhe nga Ohri deri në Peshtani.  Qeveria nuk vë në përdorim për arsye banale as autostradën e përfunduar Demir Kapi - Smokvicë, pothuajse u ndal edhe ndërtimi i autostradës Kërçovë - Ohër dhe autostrada Prilep - Gradsko, për shkak të pamundësisë për të menaxhuar në baza ditore realizimin e projekteve të tilla të mëdha. Ne kujtojmë qeverinë e LDS-së që qytetarët ende presin kilometrin e parë nga 500 kilometrat e premtuara para zgjedhjeve”,- thuhet në reagimin e VMRO-së.