Botë

Bursë – Turqi, shpërthim në fabrikën e bojërave, 5 të vdekur

08.11.2017 19:27

Pesë persona e humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë janë lënduar sot gjatë shpërthimit në një fabrikë për ngjyra në qytetin Gursu, në rajonin turk të Bursës...

Shpërthimi ndodhi brenda kazanit të avullit me bojë. Nga fuqia e shpërthimit u rrënua çatia dhe u dëmtuan automjetet e parkuara në afërsi.

Të lënduarit u dërguan në spitalet në rrethinë, ndërkaq asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike.

Mes të lënduarve ka edhe qytetarë që për momentin gjendeshin në fabrikë. Autoritetet kanë hapur një hetim dhe është formuar komision për hulumtimin e incidentit në fabrikë.