SHËNDETËSI

Akreditim dhe standardizim i poliklinikave dhe spitaleve

29.06.2014 16:10

Akreditimi dhe standardizimi është i detyrueshëm, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov, gjatë takimit me drejtorët e institucioneve shëndetësore..........

Prej nesër fillon akreditimi dhe standardizimi i poliklinikave dhe spitaleve të vendit. Me këtë proces do të menaxhojë Agjencia e sapoformuar për akreditim dhe cilësi të institucioneve shëndetësore, sipas  modelit francez.

Akreditimi dhe standardizimi është i detyrueshëm, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Nikola Todorov, gjatë takimit me drejtorët e institucioneve shëndetësore.

“Me këtë process dëshirojmë të fitojmë jo vetëm shërbime më të mira shëndetësore por edhe institucione që në ofrimin e kualitetit do të jenë në nivel me sistemet më të zhvilluara në Europë.Duke filluar nga Sot Ministria e Shëndetësisë deri te të gjith istitucionet publike shëndetosre të mbrojtjes shëndetësore sekundare dhe terciale tanimë u ka dorëzuar edhe shembujt e praktikave të mira që do të shërbejnë si lehtësim për përgaditjen e dokumentacionit” – tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. 

Për të mos lejuar që ky process të zgjasë një kohë të pacaktuar, nëse institucioni nuk i plotëson standardet, në një moment të caktuar, Minsitria e Shëndetësisë do të bëjë një plan veprimi me afate të përcaktuara qartë dhe aktivitete të parashikuara që duhet ti ndërmarrë menaxhmenti i institucionit të caktuar shëndetësor, për ti përmbushur standardet e parashikuara, bëri të ditur Minsitri Todorov. (Vlora Latifi - TOPOJANI, TVM2)