Maqedoni

Ndryshimet e Ligjit për furnizime publike në seancë kuvendore

09.11.2017 10:55

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do të mbahet vazhdimi i seancës së 19-të...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot pasdite do të mbahet vazhdimi i seancës së 19-të në të cilën në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin të Ligjit për furnizime publike, me procedurë të shkurtuar me të cilin propozohet heqja e Këshillit për furnizime publike.

"Qëllimi i ndryshimeve është që të largohen procedurat e panevojshme burokratike që çojnë deri në uljen e efikasitetit dhe ekonomizimit të procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike dhe e rrezikojnë realizimin e kapitullit të shfrytëzimit racional dhe efikas të mjeteve publike. Gjithashtu, do të tejkalohet mbulimi i panevojshëm i disa kompetencave të Këshillit për furnizime publike me organe dhe trupa tjerë të cilët kanë kompetenca të njëjta ose të ngjashme në këtë fushë", qëndron në elaborimin e ligjit.

Këshilli për furnizime publike filloi të punojë në kërkesat për marrjen e pëlqimit nga 1 maji i vitit 2014. Në periudhën e fundit të formimit, qëndron në elaborim, janë kryer shumë analiza të efekteve nga ekzistimi i tij dhe mund të konstatohet se puna kryesisht ndikon negativisht ndaj efikasitetit dhe ekonomisë së sistemit të furnizimeve publike, më shpesh me prolongimin e përgatitjes dhe rritjes së shpenzimeve në procedurat për furnizim publik (për shkak të pagesës së kompensimeve në procesin e marrjes së pëlqimit), si dhe me subjektivitetin në vendimmarrjen.

"Këshilli nuk arriti t'i realizojë qëllimet fillestare për çka ishte themeluar, gjegjësisht vendimet e tij nuk sollën deri në rritje të konsiderueshme të konkurrencës në procedurat për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike sepse nuk ka rritje të konsiderueshme të numrit mesatar të ofertave të parashtruara. Drejtimet, të cilat i jep Këshilli i detyron organet e dakorduara në dokumentacionet e tenderëve që elementet për cilësi t'i ulin në minimum, edhe pse ekziston rrezik nga definimi joadekuat të cilësisë përmes specifikimeve teknike", thekson propozuesi i ndryshimeve, Ministria e Financave.

Deputetët do të vendosin edhe për ndryshimet dhe për plotësimet e Ligjit për mbrojtje sociale dhe të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të dy në lexim të parë./mia