Botë

Armët kimike në Siri, ShBA dhe Aleatët dënojnë regjimin e Asadit

09.11.2017 11:34

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe kryediplomatët francezë..

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe kryediplomatët francezë, britanikë dhe gjermanë nënshkruan një deklaratë e cila dënon përdorimin e armëve kimike nga Qeveria siriane.
 
Deklarata vjen pas  raportit të hetuesve të OKB-së, raport ky që zbuloi se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Asad, shkeli ligjin ndërkombëtar më herët gjatë këtij viti kur përdori gazin sarin në Khan Sheikhoun, qytetin e  kontrolluar nga rebelët. Deklarata dënon aktin e tmerrshëm dhe kërkon që regjimi sirian të ndalë menjëherë përdorimin e armëve kimike.
 
Gjithashtu, Siria duhet t’ia bëjë të ditur Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike të gjitha armët kimike që zotëron. Gjithashtu nga OKB kërkohet që të ruajë mekanizmin e përbashkët hetimor, të krijuar në bashkëpunim me Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike. Rusia, muajin e kaluar, përdori veton në Kombet e Bashkuara për të bllokuar rezolutën që do të zgjaste mandatin e hetuesve.