Maqedoni

Shkup, zjarri kaplon Fakultetin e Ndërtimtarisë

09.11.2017 13:07

Mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr në ndërtesën e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup...

Siç bëhet e ditur nga dekanati i këtij fakulteti, zjarri ka shkatërruar kulmin dhe tre kabinete në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa janë dëmtuar edhe dy kabinete tjera. I menjëhershëm ka qenë intervenimi i Njësiteve të zjarrfikësve territorialë të Qytetit të Shkupit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
 
“U intervenua me 12 automjete dhe 26 zjarrfikës. U pengua përhapja e zjarrit horizontalisht dhe vertikalisht, dëmet do të konfirmohen më pas, ndërsa ajo që është me rëndësi për ne, nuk ka viktima apo të lënduar”,- deklaroi komandanti i zjarrfikësve, Xvonko Tomevski.
 
Dëshmitarët thonë se zjarri ka shpërthyer rreth orës nëntë dhe fatmirësisht nuk kishte asnjë të lënduar, pasi studentët dhe profesorët janë evakuuar në kohë. 
 
“Studentët të gjithë ishin jashtë, në kohë u evakuuan. Dekanati dha urdhër që të gjithë studentët të dalin jashtë”,- tha një dëshmitar i rastit.  
 
“Kishte kollukfiume, por studentët u evakuuan në kohë, në zyra për momentin nuk kishte profesorë”,- theksoi një dëshmitar i rastit.  
 
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmet e shkaktuara pritet të konstatohen, ndërsa tanimë ka ofruar ndihmë për këtë fakultet Ministria e Arsimit, ajo e Transportit dhe Rektorati i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. 
 
GYLTENE SINANI