Maqedoni
Ambasadorët e rinj, Dimitrov: Presim pajtim nga vendet përkatëse
09.11.2017 13:29
Ende nuk dihet se kush do të jenë ambasadorët e rinj që do të dërgohen në vendet e zbrazëta në diplomacitë e Maqedonisë nëpër botë...

Emrat e tyre do të bëhen publikë vetëm kur ata të marrin vizë jeshile edhe nga vendet në të cilat do të shërbejnë, deklaron ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Ai pranon se ka pasur ndalesë në këtë proces për shkak të zgjedhjeve lokale, por edhe disa pengesave të tjera, por thotë se MPJ po bën gjithçka që të plotësojë stafin diplomatik.
“Në procesin e emërimit të ambasadorëve janë të kyçura edhe vendet e treta, në pajtim me praktikën dhe respektin ndaj vendeve prej të cilave kërkohet pajtueshmëri. Kur ky proces të përfundojë në tërësi, atëherë do të bëjmë publik edhe emrat, për të mos i vënë në pozicion të palakmueshëm vendet prej të cilave kërkojmë pajtueshmëri. Politika e jashtme nuk bëhet vetëm në kryeqendër apo vetëm në nivele ministrie dhe diplomatësh në MPJ. Absolutisht kjo çështje është prioritet dhe po bëjmë gjithçka që të mbushim këto vende, por edhe që të përmirësojmë përqindjen e diplomatëve të karrierës”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
