Maqedoni

Ahmeti takon Bejlin, diskutohet gjendja paszgjedhore në vend

09.11.2017 13:58

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar ambasadorin amerikan në Shkup, Xhes Bejli...

Ahmeti dhe ambasadori amerikan, Bejli, shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale paszgjedhore në vend, reformat sistemore dhe integrimin euroatlantik të vendit.

Lideri Ahmeti theksoi se “BDI është përcaktuar tërësisht për t’i përkrahur dhe prirë reformave në gjyqësor, reformave sistemore bashkë me sundimin e së drejtës” dhe vlerësoi se “të gjitha energjitë tona duhet fokusuar në këtë drejtim tash pas përfundimit të zgjedhjeve”.

Ahmeti dhe Bejli diskutuan edhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, me ç’rast Ahmeti tha që “marrëdhëniet me Athinën dhe Sofjen po marrin dimension shumë konstruktiv dhe bashkëpunues në frymën e tejkalimit të pengesave dhe kontesteve”.