Vriten 5 ushtarë në Ukrainë
Një zëdhënës ushtarak ka deklaruar se tre ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi në një postbllok të armatës afër qytetit Sllovjansk, në rajonin Donjeck.......

Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur se pesë pjesëtarë të saj janë vrarë dhe së paku 17 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, në pjesën lindore të Ukrainës, përkundër armëpushimit ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë.
Një zëdhënës ushtarak ka deklaruar se tre ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi në një postbllok të armatës afër qytetit Sllovjansk, në rajonin Donjeck.
Dy ushtarë të tjerë janë vrarë pasi separatistët prorusë e kanë sulmuar një konvoj ushtarak në Luhansk.
Armëpushimi është pjesë e planit të paqes të shpallur nga presidenti Poroshenko, javën e kaluar, dhe ai tash zgjatë deri nesër, në orën 22:00. (Foto:EPA)
