Maqedoni
Thaçi - Timonie: Procesi Euro-Atlantik, prioritet për PDSH-në dhe shqiptarët e Maqedonisë
09.11.2017 14:35
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot priti në takim ambasadorin e Francës, Kristian Timonie...

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drejt proceseve integruese.
Thaçi e njoftoi ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve Euro-Atlantike, njoftojnë nga PDSH.
