Maqedoni
Sela-Garrett: Të përshpejtohet procesi integrues
09.11.2017 14:47
Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni...

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Maqedoni, Charles Garrett me të cilin kanë biseduar për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.
”Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor. Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë. Në vazhdim Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e vendit”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
