Ndryshimet në tatimin e fitimit, ekspertët: Të domosdoshme, taksoni fitimet
Qeveria po shqyrton mundësitë për ndryshime të tatimit të fitimit....

Qeveria po shqyrton mundësitë për ndryshime të tatimit të fitimit. Ndonëse ishte paralajmëruar sjellja e tatimit progresiv, këshilltari në Ministrinë e Financave, Branimir Jovanoviç, theksoi se prioritet për momentin i Ministrisë së Financave është ndryshimi i tatimit të fitimit, që vjen si kërkesë edhe e Odave Ekonomike, organizatave të brendshme vendore dhe të jashtme.
“Tatimi i fitimit është shumë më i komplikuar se sa tatimi personal, për shkak se kompanitë kanë shumë mundësi për zvogëlimin e bazës tatimore dhe për ikjen nga e ashtuquajtura normë më e madhe, dhe për atë shkak tatimi progresiv i fitimit për momentin nuk është prioritet, kur po shqyrtohen mundësitë për ndryshime të tatimit të fitimit”,- tha këshilltari në Ministrinë e Financave, Branimir Jovanoviç.
Nga Organizata Hulumtuese “Tink Tenk Analytica” thonë se është e nevojshme që të bëhen reforma në tatimet. Nga kjo organizatë apeluan që Qeveria dhe Ministria e Financave të bëjë analiza paraprake, duke marrë parasysh edhe mendimet e sektorit civil para sjelljes së ndryshimeve.
“Të lëshohet modeli i tatimeve të barabarta dhe i lirimeve të shumta tatimore, dhe menjëherë të zbatohet reforma tatimore me aksent të tatimit progresiv, këtu veçanërisht potencojmë tatimin progresiv të fitimit. Porosia kryesore është: taksoni fitimet”,- u shpreh Bojana Mijovska - Hristovska nga “Tink Tenk Analytica”.
Tatimi i fitimit ishte një ndër temat në të cilat u diskutua në prezantimin e hulumtimeve të organizatës “Tink Tenk Analitica”. Hulumtimet janë bërë në drejtim të monitorimit të financave publike. (Ersan Pajaziti, TVM2)
