Maqedoni
Kërcënonte gjykatësit, kapet i arratisuri nga Idrizova, vazhdonte vjedhjet
09.11.2017 15:46
Në një aksion në Kumanovë, MPB ka arrestuar një 39-vjeçar të arratisur nga burgu i Idrizovës ku vuante dënimin 20-vjeçar..

Në një aksion në Kumanovë, MPB ka arrestuar një 39-vjeçar të arratisur nga burgu i Idrizovës ku vuante dënimin 20-vjeçar për veprat penale “vrasje” dhe “prodhim dhe lëshim në treg të drogave e substancave psikotrope”.
I arratisuri O. M., gjatë kësaj kohe ka kërcënuar se do t’i vrasë gjykatësit që ia kanë shqiptuar dënimet. Ai madje ka hyrë e ka vjedhur në shtëpinë e një gjykatësi dhe ka vazhduar të bëjë vjedhje të tjera edhe në Kumanovë gjatë kësaj periudhe.
Deri në momentin e privimit nga liria, sipas njohurive të deritanishme, dyshohet se në zonën e Kumanovës ka kryer dhjetë vepra penale edhe atë gjashtë për “vjedhje”, tre vepra për “vjedhje të rëndë” dhe një “vjedhje të veturës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
