Maqedoni
Buxheti 2018, Sindikata e pavarur kërkon rritjen e rrogës së policëve
09.11.2017 15:50
Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon që Qeveria të miratojë vendimin për rritjen e rrogave të anëtarëve të sindikatës...

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon që Qeveria të miratojë vendimin për rritjen e rrogave të anëtarëve të sindikatës dhe të punësuarve në të gjitha njësitë policore. Në buxhetin për vitin e ardhshëm nuk është parashikuar përfitimi i reprezentimit të 3100 policëve dhe rritja e rrogës në gjysmën e parë të vitit 2018.
“Nga buxheti i 2018-s, ne si sindikatë kërkojmë që të gjithë të punësuarit e policisë të mund të marrin kompensim procentual apo edhe material. Gjithashtu kërkojmë që edhe përqindja, e cila parashihej për rritjen e rrogës së të punësuarve, të realizohet në gjysmën e parë të 2018-s”,- deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policëve, Goce Dellçev.
Sindikata e Pavarur e Policisë në të kaluarën disa herë ka reaguar për parregullsitë dhe padrejtësitë që u bëhen të punësuarve në sektore të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
