Integrimi në NATO, Ivanov: Edhe pse të bllokuar, i përmbushëm kriteret

09.11.2017 16:25

Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO...

Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO, edhe pse u bllokua dhe u la e vetme, ka deklaruar presidenti Ivanov në fjalimin në Konferencën e Kartës së Adriatikut të 21-të të shefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të ShBA-së.

Sipas presidentit, dera e hapur e Aleancës është ftesë metaforike, por përkujtoi se Maqedonia dhe NATO ndajnë të njëjtat vlera, interesa dhe prioritete.

“Me NATO-n ndajmë detyrimet, detyrat dhe përgjegjësitë. Me NATO-n ndajmë të njëjtat kritere. Ndërveprimi dhe aftësia operative janë tema të tejkaluara, që ne i bëjmë sepse nga pavarësia e vendit, ne ardhmërinë tonë e shohim në NATO”,- tha Ivanov. Ai pret që NATO të mbetet besnike ndaj projektit të madh që, siç tha, do të mundësojë që të zhduket edhe hija e fundit e ndarjes dhe bllokimit të Ballkanit dhe Europës. “Argumentet për bllokimin e Maqedonisë nuk kanë vend në projektin e Europës së bashkuar, të lirë dhe të qetë”,- tha presidenti Ivanov duke përkujtuar se tashmë ka kaluar koha kur kufijtë e Europës ruheshin jashtë Europës.