Dënimi për Grujevskin, VMRO - DPMNE: Është vendim politik
09.11.2017 17:50
Vendimi gjyqësor për rastin “Fortesa 2” do të thotë lojë me shtetin e së drejtës dhe nuk ka asnjë bazë ligjore....

Vendimi gjyqësor për rastin “Fortesa 2” do të thotë lojë me shtetin e së drejtës dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, reagon VMRO, që e cilëson vendimin si tërësisht politik. Sipas VMRO-së, vendimi do të thotë se ndjekja politik në Maqedoni vazhdon.
"Kjo është një lëndë absurde në të cilën akuzohen për falsifikim dhe vendoset në shpinë të atyre të cilët paskan shkatërruar pasaporta, absurditeti është shumë më i madh, këtu kriminalitet nuk ekziston në ligjin penal aktual, PPS e ka ngatërruar veprën penale dhe servilizmin me rekomandime politike",- thuhet në kumtesë.
