Transformimi në sistemin e sigurisë, Nikollovski: Agjenci e posaçme me rol teknik
Për qeverinë është i përshtatshëm një nga katër modelet.....

Për qeverinë është i përshtatshëm një nga katër modelet të cilat i ka ofruar grupi i punës së Pribesë për reforma në organet e sigurisë, përkatësisht në DSK, tha numri një i këtij institucioni, Goran Nikollovski.
Ky model parashikon themelimin e një agjencie që do të merrej me ndjekjen e komunikimeve dhe që do të kishte vetëm rol teknik.
“Agjencia do të ketë vetëm një rol teknik. Pas marrjes së urdhrit, ata e kryejnë urdhrin, apo e përfshijnë masën. Përfshirja e masës do të thotë se ata e ridrejtojnë sinjalin drejt përdoruesit, ose kërkuesit të shërbimeve, konkretisht DSK-së. Kjo është pjesë e tyre, nuk mund të mbledhin të dhëna, ose nuk do mund të dëgjojnë”,- deklaroi drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski
Edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, konsideron se transformimi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, përfshirë edhe mekanizmat për ndjekjen e komunikimeve, janë të një rëndësie të veçantë për vendin, sidomos bazuar në përvojën e së kaluarës.
“Procesi i çlirimit të shtetit, përkatësisht vendosja e sundimit të së drejtës, patjetër duhet të fillojë nga reformat në DSK. Përkatësisht nga ndërtimi i një shërbimi, e cila do të jetë e bazuar në ligjshmëri, në kontroll civil, në shërbim dhe pozitë të precizuar sistemore duke eliminuar të gjitha mundësitë eventuale për kompromitimin e mëtejmë dhe keqpërdorim”,- tha ministri i Drejtësisë, Oliver Spasovski.
Reformat duhet të jenë në funksion të një sistemi funksional dhe pa ndikime nga politika, sepse nuk do të kishin efekt, vlerëson dekani i Fakultetit të Sigurisë, Marjan Gjurovski.
“Reformat e përgjithshme duhet të jenë në ndërtimin e sistemit funksional dhe të sigurisë, që do të bëhet rezistent ndaj ndikimit politik dhe abuzimeve nga partitë”,- u shpreh dekani i Fakultetit të Sigurisë, Marijan Gjurovski.
Këto qëndrime u shpalosën gjatë një debati të hapur në temë “Dialogje të sigurisë për procesin e transformimit të DSK-së dhe mekanizmat për kontroll të ndjekjes së komunikimeve”, të organizuar nga Fakulteti i Sigurisë. (Naim Ramadani, TVM2)
