NASA

NASA, test për aterim në Mars

29.06.2014 16:25

Agjencia amerikane e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NASA, ka njoftuar për realizimin e një ekperimenti për testimin e teknologjisë për aterimet e ardhshme në Mars...

Agjencia amerikane e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NASA, ka njoftuar për realizimin e një ekperimenti për testimin e teknologjisë për aterimet e ardhshme në Mars.

NASA mbrëmë e ka dërguar një makinë në formë të pjatës, të ngjitur për një balonë me helium, lartë në qiell. Kjo makinë, me emrin “Low Density Supersonic Decelerator”, është lansuar nga një bazë ushtarake në një ishull të Havait.

Qëllimi ishte të testohet një unazë gome e mbushur me ajër dhe një parashutë, nëse ato mund ta ulin shpejtësinë gjatë rënies së anijes kozmike gjatë një aterimi eventual në Mars.

Të gjitha teknologjitë kanë funksionuar në mënyrë përkatëse, por parashuta dështoi që të hapet plotësisht dhe makina ra në Oqeanin Paqësor.

Përkundër dështimit të parashutës, NASA tha se ishte e kënaqur me këtë test, i cili kushtoi 150 milionë dollarë.