Trump zbut tonet, kërkon bashkëpunim me Kinën për Korenë
Presidenti i ShBA-ve, i cili ndodhet në Kinë në kuadër të turit strategjik në Azi....

Presidenti i ShBA-ve, i cili ndodhet në Kinë në kuadër të turit strategjik në Azi, ka zbutur tonet ndaj liderit kinez, Xi Jiping, të cilin dikur e ka kritikuar ashpër mbi qëndrimin ndaj Koresë së Veriut.
“Nuk e fajësoj Kinën. Në fund të fundit, kush mund ta fajësojë një vend për faktin se është në gjendje të përfitojë nga një shtet tjetër për hir të qytetarëve të saj”,- ka deklaruara Trump.
Gjatë qëndrimit në Pekin, Trump i kërkoi presidentit kinez të punojë më shumë për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga program i saj bërthamor. Thirrja e Trumpit vjen pasi Kina është aleati kryesor ekonomik i Phenianit, sidomos në tregti. Në kulmin e tensioneve mes ShBA-së dhe Koresë së Veriut, Kina mbajti një qëndrim neutral, madje i bëri thirrje dy vendeve të zgjidhin konfliktin në rrugë paqësore, thirrje të cilën Trumpi e kritikoi ashpër.
Pekini pretendon se është duke bërë gjithçka që mundet dhe këmbëngul se po zbaton plotësisht sanksionet e OKB-së.
Shtëpia e Bardhë e sheh rolin e Pekinit si vendimtar ne përpjekjet për të ndalur programin bërthamor të Koresë së Veriut.
