Maqedoni

Vendkalimet kufitare drejt Greqisë të hapura, trafiku është normalizuar

10.11.2017 09:28

Trafiku në vendkalimet kufitare drejt Greqisë, i cili ishte ndërprerë për shkak të grevës nga doganorët grekë...

Trafiku në vendkalimet kufitare drejt Greqisë, i cili ishte ndërprerë për shkak të grevës nga doganorët grekë, sot është normalizuar, kumtoi në mëngjesin e sotëm Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Vendkalimet kufitare Evzoni dhe Dojran ishin të mbyllura deri në mbrëmje deri në orën 23, ndërsa greva në vendkalimin kufitar Mexhitli zgjati deri në orën 5 të mëngjesit.
 
Në vendet e tjera kufitare nuk ka më ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
Trafiku rrugor në të gjithë vendin këtë mëngjes zhvillohet përgjatë rrugëve të lagështa./Mia