Botë

Partia gjermane djathtiste: Sirianët të rikthehen në vatrat e tyre

10.11.2017 10:30

Partia e djathtë gjermane “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ka bërë thirrje për rikthimin e gjysmë milioni refugjatë sirianë që jetojnë në Gjermani, me arsyetimin se lufta tashmë ka përfunduar..

Ata thanë se edhe presidenti sirian, Bashar al-Assad, u ka bërë thirrje refugjatëve të rikthehen në vendin e tyre.

Ushtria siriane ka shpallur fitore kundër militantëve të “Shtetit Islamik” (IS), duke thënë se kanë rimarrë qytetin e fundit të IS-it, pas tri viteve.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se luftimet ende po vazhdojnë në shumë zona.